×
  • Lajme
  • Hulumtime/Analiza

    Telashe me tender – Pushtetarët e VV-së në Podujevë vozisin veturat pa sigurim e regjistrim, denoncon asamblisti

    Insajderi
    02 November 2023 - 15:10
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Pushtetarët e Podujevës po vozisin veturat e tyre, disa edhe pa regjistrim e pa sigurim, i ka thënë Gazetës Insajderi asamblisti Valon Demolli. Edhe pse komuna, qe drejtohet nga Shpejtim Bulliqi i Vetëvendosjes ende nuk është përgjigjur për këtë problem, Insajderi ka gjetur se tenderi është anuluar qe dy herë, duke mos arritur ende të nënshkruhet kontratë për ‘Sigurimin e automjeteve zyrtare’.

    Komuna e Podujevës me datën 28 gusht 2023 kishte hapur tender për “Sigurimin e automjeteve zyrtare (Komuna, QKMF dhe Zjarrfiksve).

    Por, nuk arriti të nënshkruhet, ky tender u anulua me 19 shtator po të këtij viti.

    Vlera e parashikuar e kësaj kontrate ka qenë 32 mijë euro.

    Nuk zgjati shumë, e përsëri me datën 22 shtator 2023 u rihap sërish tenderi për “Sigurimin e automjeteve zyrtare (Komuna, QKMF, Zjarrfikësve)”, por, sërish pa sukses, edhe tenderi i dytë u anulua.

    Me datën 16 tetor 2023 u anulua tenderi i dytë.

    Nga 16 tetori, data kur u anulua njoftimi për kontratën e dytë, më nuk ka njoftim në faqen e Komunës së Podujevës, se është hapur kontratë e re për “Sigurimin e veturave zyrtare” të kësaj komune.

    Që i bie se veturave zyrtare që u ka skaduar afati, dhe që nga muaji gusht janë pa sigurim.

    Lidhur me këtë për Insajderin ka folur shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Valon Demolli, i cila tha se disa veturave ju ka skaduar afati për regjistrim dhe sigurim, ani pse disa prej tyre varësisht sipas periudhës kanë ende.

    Dmth, janë disa vetura zyrtare që ju ka skaduar, edhe pse disa kanë hala regjistrim&sigurim. Varësisht qysh e kanë pas periudhën”, tha Demolli për Insajderin.

    Ai para disa dite ka bërë edhe një postim lidhur me skadimin e sigurimit të veturave zyrtare në Podujevë, duke u bërë një thirrje qytetarëve.

    Nëse i shihni automjetet e komunës, të zjarrëfiksve ose QKMF-së në Podujevë, kujdes se mund të ju godasin!!! Problemi është se nuk posedojnë as sigurim e as regjistrim!”, kishte shkruar Demolli.

    Gazeta Insajderi ka provuar të kontaktojë me Komunën e Podujevës, por deri në publikimin e këtij teksti nuk ka marrë përgjigjje.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark