×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Telashe në PDK në Vushtrri, bojkotojnë ndejën e fundvitit: Flasim pas festave

    Insajderi
    29 December 2023 - 17:17
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Dega e PDK-së në Vushtrri është përballur me telashe këtë fundvit. Ndeja e fundvitit e organizuar nga Partia Demokratike e Kosovës, është bojkotuar nga disa nëndegë. Insajderi ka siguruar disa mesazhe nga komunikimet brenda kësaj partie.

    PDK në 24 vjetorin e kësaj partie në Vushtrri si dhe në përmbyllje të fundvitit ka ftuar anëtarët e kësaj partie në një koktej.

    Ky festim është paraparë që të mbahet sot, por disa kryesi të nëndegës të kësaj partie në fshatra kanë bojkotuar këtë ndenjë.

    Në bisedën e siguruar nga Gazeta Insajderi theksohet se kryesia e nëndegës së PDK-së në fshatin Oshlan, Sllatinë dhe ajo e fshatit Nevolani kanë bojkotuar këtë koktej.

    Këtij bojkoti të tyre i është kundërpërgjigjur, kryetari i PDK-së në Vushtrri, Kurtan Kajtazi. 

    Ai i tha atyre se ky “është gabim i rëndë”.

    Jeni ka gaboni rëndë, po për këtë flasim pas festave“, ishte përgjigja e tij.

    Gazeta Insajderi lidhur me këtë i ka dërguar pyetje edhe kryetarit Ferit Idrizi, por i njëjti deri më tani nuk ka kthyer përgjigje.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark