×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Telashet në “Trepçë” Inspektorati dënon Kryeshefin, Enis Abdurrahmani

    Insajderi
    01 December 2023 - 15:31
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Inspektorati i Punës në Ministrinë e Financave, Punës dhe Transfereve e ka gjobitur me 600 euro ushtruesin e detyrës së kryeshefit ekzekutiv të ndërmarrjes “Trepça”, Enis Abdurrahmanin, shkruan Insajderi.

    Inspektorati ka gjetur se Abdurrahmani në cilësinë e personit përgjegjës ka kryer shkelje në rastin e kontratës, përkatësisht shkarkimit të punonjësit, Burim Hajdini.

    Cenimin e dispozitës të nenit 17 paragrafi 1, të Ligjit 03/L-212 të Punës, lidhur me dispozitën e nenit 130 të Ligjit Nr. 05/L-031 për procedurën e përgjithshme administrative, e sanksionuar me nenin 7 të Udhëzimit Administrativ Nr.07/2012 për Përcaktimin e Gjobave dhe Shumave Konkrete për Shkelje të Dispozitave të Ligjit të Punës, i shqiptohet gjobë në lartësi prej: 600€ (Gjashtëqind) Euro”, thuhet në vendimin e siguruar nga Insajderi.

    Si rrjedhojë nga Aburrahmani është kërkuar që të dëshmojë pagesën e gjobës duke e dorëzuar kopjen në Inspektoratit të Punës, në Mitrovicë, në të kundërtën do të konsiderohet se nuk është bërë pagesa dhe do iniciohet procedura përmbaruese e inicimit, tek organet kompetente.

    Bëhet me dije se ushtruesi i detyrës së kryeshefit të “Trepçës”, ka bërë vërejtje kundër raportit zyrtar të Inspektoratit, për shkak të konstatimit të gabuar të gjendjes faktike.

    Termi “shkarkim” sipas Inspektoratit nuk ekziston në asnjë rregullore me Ligj, sa i përket zyrtarëve që kanë kontratë me afat të pacaktuar.

    Organi i shkallës së parë i Inspektoratit të Punës, pas shqyrtimit të vërejtjeve të bëra nga subjekti juridik “Trepça” Sh.a, konstatoj se: Vërejtja kundër raportit zyrtar 02RZ-05/23/1427A, të datës 27.10.2023, është e pabazuar dhe si e tillë nuk e ndryshon konstatimin e raportit zyrtar të cekur më lartë, sepse vendimi lidhur me shkarkimin e z. Burim Hajdini, me nr. prot. 5036, i datës 14.09.2023 është nxjerrë në kundërshtim me dispozitën e nenit 10, paragrafi 2 dhe 17 të Rregullorës për Përgjegjësitë Disiplinore dhe Materiale të Punëtorëve të “Trepça” Sh.a, në kundershtim edhe me dispozitën e nenit 17 paragrafi 1, të Ligjit 03/L-212 të Punës dhe lidhur edhe me dispozitën e nenit 130 të Ligjit Nr. 05/L-031 për procedurën e përgjithshme administrative, përveç të gjitha të cekurave më lartë, termi “SHKARKOHET”, siç e ka cekur Kryeshefi Ekzekutiv z.Enis Abdurrahmani, në dispozitiv të vendimit me nr. prot. 5036 të datës 14.09.2023, nuk ekziston në asnjë Rregullore apo Ligj, sa i përket zyrtarëve që kanë Kontratë me afat të pacaktuar“, vijon njoftimi.

    “Gjithashtu duke pasur parasysh nenin 95, të Ligjit 03/L-212 të Punës, ku citojmë: “Punëdhënësit janë të obliguar që aktet e brendshme me të cilat rregullohen marrëdhëniet e punës, t’i harmonizojnë me dispozitat e këtij ligji, jo më vonë se gjashtë (6) muaj pas hyrjes në fuqi të tij”. prandaj subjekti juridik “Trepça” Sh.a, ka nxjerrë Rregulloren për përgjegjësinë disiplinore dhe material të punëtorëve të Trepça Sh.a, në harmoni me Ligjin 03/L-212 të Punës”.

    Gjithashtu në vendimin me nr. prot. 5036, i datës 14.09.2023, subjekti juridik është thirrur në rregulloren e lartëcekur, kur i ka përmendur në arsyetimin e vendimit, se z. Burim Hajdini ka bërë shkelje të rënda të detyrave të punës, sipas nenit 10, paragrafi 1, nënparagrafi 1.8, 1.24 dhe 1.52 të Rregullorës për Përgjegjësinë Disiplinore dhe Materiale të punëtorëve të Trepça Sh.a“.

    Subjekti juridik “Trepça” Sh.a dhe personat përgjegjës janë të obliguar, që në vazhdimësi të bëjnë zbatimin e dispozitave të Ligjeve në fuqi, në të kundërtën moszbatimi i dispozitave të këtyre ligjeve të cekura më lartë, do të merren si masa, paralajmëron Inspektorati.

    Inspektorati i Punës ka theksuar se kundër këtij vendimi mund të bëhet ankesë në afat prej (30) ditësh. Inspektoratit të Punës, nëpërmes Inspektorit të Punës në Mitrovicë./Insajderi

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark