×
  • Biznes
  • Biznes / Biznes

    Paralajmërimi i ekspertëve për gjendjen e Telekomit

    Insajderi
    12 February 2018 - 08:23
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Qeveria e Kosovës ka alarmuar për gjendje të rëndë financiare në Telekomin e Kosovës, të cilën e ka paraqitur në një raport të brendshëm mbi ndërmarrjet publike.

    Ndërmarrja e mbylli vitin 2016 me 31 milionë euro humbje dhe pati rënie të madhe të konsumatorëve. Ekspertët thonë se nëse nuk merren masa urgjente, Telekomin e pret falimentimi.

    Telekomi i Kosovës (TK), dikur ndërmarrja publike më profitabile në vend, po shkon drejt falimentimit.

    “Telekomi i Kosovës SHA vitin 2016 e ka përfunduar me rezultat negativ financiar me rreth 31.311.000 euro”, thuhet në raportin “Përformanca e Ndërmarrjeve Publike për vitin 2016”, i hartuar nga Njësia për Politika dhe Monitorim të Ndërmarrjeve Publike, në kuadër të Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik (MZHE).

    Ky raport, që shumë shpejt pritet t’u shkojë për diskutim deputetëve të Kuvendit të Kosovës, në përgjithësi përshkruan gjendje të rëndë financiare në Telekomin e Kosovës, por edhe në shumicën e ndërmarrjeve publike në vend, shkruan “Zëri”.

    Raporti i Qeverisë sqaron se rritja e madhe e shpenzimeve në raport me të hyrat e ka vënë Telekomin e Kosovës në një gjendje të rëndë financiare.

    Kështu prej 76 milionë eurosh sa ishin të hyrat më 2016-ën, shpenzimet shkuan në 107.3 milionë euro. Si pasojë, ndërmarrja pati tkurrje të pasurisë dhe rritje të mëdha të detyrimeve.

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Biznes
    21 November 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark