×
  • Lajme
  • Insajderi / Ballina 5

    Telex: Ushtarit hungarez që u lëndua në Zveçan i amputohet këmba

    Insajderi
    10 July 2023 - 10:22
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Media në Hungari kanë raportuar se ushtari hungarez që u sulmua nga serbët në Zveçan, i është amputuar këmba.

    Ushtarit hungarez të plagosur në Kosovë i është amputuar këmba“, njoftoi të premten Ministria Hungareze e Mbrojtjes, shkruan media online Telex.

    Përveç saj kjo media, raporton se gjendja e dy ushtarëve hungarez vazhdon të jetë e rëndë, shkruan Insajderi.

    Ministria ka thënë se shumica e ushtarëve janë kthyer në shtëpitë e tyre, por gjendja e dy ushtarëve është ende e rëndë dhe ata janë ende duke u trajtuar në spital.

    “Për rikuperimin e tyre, Forcat Hungareze të Mbrojtjes dhe mjekët ushtarakë po bëjnë gjithçka në maksimum. Pavarësisht nivelit të lartë të kujdesit mjekësor, pas një konsultimi paraprak me pacientin, duke marrë parasysh rezultatet e trajtimeve të ofruara që nga lëndimi, një nga rastet e kishte të obligueshme amputimin e një gjymtyre, e cila u krye të premten në Institutin Kombëtar të Rehabilitimit Mjekësor. Operacioni ka shkuar mirë, gjendja e pacientit është stabile”, thuhet në njoftimin e ministrisë.

    Më 29 maj, ushtarët hungarez pjesëmarrës në forcën paqeruajtëse të NATO-s (KFOR) u vendosën për detyra të shpërndarjes masive në zyrën e kryetarit të vendbanimit Zveçan në Kosovë.

    Protestuesit serbë të mbledhur atje dolën në rrugë për shkak të rezultateve të zgjedhjeve të mëparshme dhe më pas sulmuan ushtarët e NATO-s.

    Gazeta Insajderi ka kërkuar përgjigje nga KFOR, për të kuptuar më detajisht për gjendjen e ushtarit hungareze, por të njëjtit deri tani nuk kanë kthyer përgjigje.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark