×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Temperatura rekorde në Mesdhe

    Insajderi
    13 April 2023 - 13:25
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Satelitët evropian Copernicus kanë konfirmuar se Mesdheu është duke u përballur me temperatura rekorde.

    Nga pamjet e marrura nga ky satelit është konkluduar se temperaturat e sipërfaqes së Detit Mesdhe janë rritur me 3 gradë Celcius mbi vlerat normale të riferimentit.

    Të dhënat e fundit konfirmojnë edhe ato paraprake që u siguruan nga Agjencia Kombëtare Amerikane për Oqeanet dhe Atmosferën, sipas të cilave temperatura globale e sipërfaqes detare ka arritur maksimumin historik që prej nisjes së monitorimit satelitor.

    Ndërsa sipërfaqja e oqeanit ka arritur temperaturën 21.1 gradë Celsius, duke thyer rekordin paraprak të Prillit 2016 ku ishte 21 gradë.

    Sipas ekspertëve, gjatë tre viteve të fundit, mesatarja e temperaturave u reduktua me 3-5 gradë në sipërfaqen detare të planetit, falë fenomenit oqeanik dhe atmosferik La Nina, që është pjesa e ftohtë e El Nino.

    Tani që La Nina po mbërrin drejt fundit, ndoshta brenda këtij viti do t’i lerë vendin pjesës mashkullore El Nino, që do të ndikojë sërish në rritje të temperaturave, duke sjellë ndoshta edhe sinjale të forta të ndryshimeve klimatike, shkruan TvKlan, përcjell Insajderi.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark