×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Temperaturat e larta, Guterres paralajmëron se duhen marrë masa

    Insajderi
    27 July 2023 - 18:21
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres ka paralajmëruar se situata e ndryshimeve klimatike po bëhet e frikshme.

    Guterres në një deklaratë për mediat, u shpreh se epoka e ngrohjes globale ka mbaruar dhe sa tashmë bota po futet në atë që mund të quhet ‘epoka e nxehtësisë globale’.

    “Ndryshimet klimatike janë kudo. Është e frikshme dhe ky është vetëm fillimi”, paralajmëroi Guterres.

    Ndër të tjera ai tha se njerëzimi po shkon drejt shkatërrimit, megjithatë theksoi se nuk duhet të ketë vend për panik dhe se autoritetet duhet të punojnë menjëherë për të marrë masa parandaluese

    Komentet e Guterres erdhën pasi shkencëtarët konfirmuan të enjten se tre javët e fundit kanë qenë më të nxehtat që nga fillimi i regjistrimeve dhe korriku është në rrugën e duhur për të qenë muaji më i nxehtë i regjistruar ndonjëherë.

    Temperaturat globale këtë muaj kanë thyer rekorde, sipas Organizatës Botërore Meteorologjike dhe programit të BE-së për vëzhgimin e Tokës.

    Rritja e vazhdueshme e temperaturave mesatare globale, e nxitur nga ndotja që bllokon rrezet e diellit dhe vepron si një serë rreth Tokës, ka përkeqësuar ekstremet e motit./Gazeta Express

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark