×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Temperaturat e larta – vjen paralajmërimi nga OKB-ja

    Insajderi
    18 July 2023 - 14:22
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Bota duhet të jetë gati për temperatura gjithnjë e më intensive pasi në vendet në hemisferën veriore po shafqet në rritje. Ky është paralajmërimi i bërë ditën e sotme nga Organizata e Kombeve të Bashkuara.

    “Këto ngjarje do të vazhdojnë të përshkallëzohen në intensitet dhe bota duhet të përgatitet për valë të nxehta më intensive,” u tha gazetarëve në Gjenevë John Nairn, këshilltar i lartë për nxehtësinë ekstreme në Organizatën Botërore Meteorologjike të Kombeve të Bashkuara.

    Ndërkohë, në Greqi dhe në Itali, shtete të cilat ndodhen në qendër të anticiklonit afrikan, po regjistrohen temperatura ekstreme.

    Mediat raportojnë se në 43 komuna të Sardenjës nga 377, pragu i 40 gradëve u tejkalua të hënën dhe sot vendet që do të regjistrojnë valën rekord të vapës mund të jenë më të shumta.

    Gjatë orëve të natës i nxehti vijon të jetë prezent ndërsa temperaturat minimale shkojnë nga 20 deri në 26 gradë, në mungesë të erës.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark