×
  • Sport
  • Sport

    ​Ten Hag i ashpër me lojtarët pas humbjes turpëruese: Janë jo profesional

    Insajderi
    05 March 2023 - 20:54
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Erik ten Hag kritikoi paraqitjen e Manchester United kundër Liverpool duke e quajtur atë si “të papranueshme”.

    Holandezi pa që skuadra e tij u mposht 7-0 në “Anfield” pas një paraqitjeje tejet të dobët në shtëpinë e rivalëve të tyre të hidhur.

    Mohamed Salah, Darëin Nunez dhe Cody Gakpo shënuan nga dy gola përpara se zëvendësuesi Roberto Firmino të realizojë të shtatin.

    Duke reaguar me zemërim pas ndeshjes, Ten Hag tha se lojtarët e skuadrës së tij ishin jo profesional në fushë.

    “Jam i befasuar sepse kam parë javët dhe muajt e fundit se ky ekip është elastik dhe ka një qëndrim fitues”, tha ai.

    “Në pjesën e dytë nuk kishim fare qëndrim fitues. Nuk i përmbaheshim planit dhe nuk kryenim detyrat tona. Ne nuk ia dolëm në mbrojtje dhe ishte vërtet joprofesionale. Ne kemi parë në të kaluarën se mund të rikthehemi.”, shtoi ai.

    “Pas Brentfordit dhe Manchester Cityt, Kjo është padyshim një pengesë e fortë dhe është e papranueshme. Jam vërtet i zhgënjyer dhe i zemëruar për këtë.”, tha në fund ai.

    Liverpool tani ka shtatë pikë prapa Unitedit, ndërsa skuadra e Jurgen Klopp-it përpiqet të futet ndër katër më të mirat nga tani deri në fund të sezonit.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark