×
  • Sport
  • Sport

    Ten Hag i pamëshirshëm! Po tenton me ngulm ta largoj nga skuadra mbrojtësin anglez: Maguire nuk është më kapiten i United

    Insajderi
    09 July 2023 - 15:58
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Harry Maguire nuk do të jetë më kapiten i skuadrës së Manchester Unitedit, edhe nëse ai vendos të qëndrojë në skuadër.

    Mbrojtësi anglez e pati rolin e kapitenit të parë te “djajtë e kuq” në edicionin e kaluar, pavarësisht se më vonë e humbi vendin në formacionin titullar.

    Për 30-vjeçarin është folur shumë se mund të largohet në drejtim të Tottenhamit, Newcastlet apo West Ham Unitedit.

    “The Sun” ka shkruar të dielën se shiriti i kapitenit i është marrë dhe tani mbetet të shihet nëse ai do të vazhdojë të qëndrojë te ekipi i madh.

    Bruno Fernandes pritet ta marrë detyrën e kapitenit në skuadër.

    Fernandes pati rol të rëndësishëm në fushë te “djajtë e kuq” në edicionin e kaluar.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark