Komuna e Prishtinës kishte dhënë një tender të negociuar në vlerë prej 97 mijë eurosh për dekorimin e kryeqytetit për festat e fundvitit, duke e shpallur fituese kompaninë “Te Fatosi” SH.P.K. Megjithatë, qytetarë të shumtë kanë shprehur pakënaqësi, duke thënë se dekorimi aktual është pothuajse identik me atë të vitit të kaluar.
Fotot e dërguara në redaksinë e Insajderit tregojnë se shumë elemente dekoruese janë të njëjta me ato të përdorura një vit më parë, çka ka ngritur pikëpyetje për mungesën e risive, ndonëse është dhënë një kontratë e re.
Dekorimi i qytetit në këtë fundvit:

Ndërsa në foton tjetër mund të shihni dekorimin nga viti i kaluar.

Pse komuna dha tender me negocim për dekorim të kryeqytetit?
Komuna e Prishtinës, kishte mbetur vonë për nga dekorimet që do të duhej të vendoseshin në sheshet e kryeqytetit për shkak të festave të fundvitit. Një tender me procedurë të rregullt i ishte anuluar nga OSHP pasi ishin gjetur shkelje.
Më pas komuna dha kontratën me negocim.
Sipas njoftimit për vendimin e autoritetit kontraktues, të lëshuar nga Sektori i Prokurimit, kontrata mban titullin “Dekorimi i kryeqytetit për festat e fundvitit – Negociuar”, ndërsa procedura është zhvilluar pa konkurrencë të hapur, duke u ftuar drejtpërdrejt vetëm disa operatorë ekonomikë.
Në këtë proces, Komuna e Prishtinës kishte ftuar tri kompani për të paraqitur oferta:
Fituese e kontratës ishte shpallur kompania “Te Fatosi” SH.P.K., me ofertë të negociuar në vlerë 97 mijë euro.

Vendimi për dhënien e kontratës është marrë më 11 dhjetor 2025,
Komuna e Prishtinës akuzohej se edhe tenderin e vitit të kaluar për dekorim ia kishte përshtatur kompanisë “Te Fatosi”
Në muajin dhjetor të vitit të kaluar, në media ishte raportuar për pezullimin e një tenderi të dyshimtë të Komunës së Prishtinës për dekorimin e kryeqytetit, ku një pjesë e madhe e dekoreve që janë kërkuar në specifika të dosjes së tenderit i ishin përshtatur kompanisë “Te Fatosi”.
Fillimisht tenderi ishte anuluar tenderi dhe rishpallje e tij për të shtuar kriter/kërkesë, ka ngjallur më pastaj dyshime e ankesa, pasi që dyshohej se kjo është bërë për t’ia përshtatur tenderin kompanisë “Te Fatosi”, të cilën me pastaj Komuna e Prishtinës e kishte shpallur fituese.
Mediat kishin raportuar se si dekoret që janë kërkuar më fotografi në dosje të tenderit, një pjesë e madhe e tyre gjendeshin minimalisht një (1) vit më herët në depon e kompanisë “Te Fatosi”./insajderi.org/