×
  • Lajme
  • Lajme

    Tenderi mbi 2.5 milionësh i “Prishtina Parking” ngjallë dyshime

    Insajderi
    28 March 2024 - 13:24
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Tenderi i Komunës së Prishtinës për “Prishtina Parking”, i cili kap shifrën e 2.5 milionë eurove, po ngjallë dyshime.

    Ilir Kërçeli – zyrtar i lartë i Lëvizjes Vetëvendosje, ka publikuar përshkrimin e punës që i është vënë projektit ‘Prishtina Parking”.

    Sipas arsyetimit të komunës së cila është rëndësia e këtij projekti, aty thuhet se me “Prishtina Parking” Prishtina synon të ketë një ndikim pozitiv që rrit cilësinë e jetës, promovon qëndrueshmërinë dhe përmirëson përvojën urbane në përgjithësi.

    “Ky është përshkrimi me të cilin Komuna e Prishtinës do ti shpenzojë 2,533,000.00 milion euro. Përshkrimi i shkurtër i lëndës së kontratës: N.P.L. “Prishtina Parking” synon të fillojë zbatimin e projektit të Qytetit të Smart. Me këtë projekt, Prishtina synon të ketë një ndikim pozitiv që rrit cilësinë e jetës, promovon qëndrueshmërinë dhe përmirëson përvojën urbane në përgjithësi. Projekti synon të përmirësojë efikasitetin e menaxhimit të parkimit në zonat urbane dhe tregtare, të përmirësojë fluksin e trafikut dhe të ofrojë një përvojë parkimi efikase dhe tërheqëse për banorët dhe vizitorë”, ka shkruar Kërceli.

    /Insajderi.org/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark