×
  • Lajme
  • Hulumtime/Analiza

    Tenderi mbi 350 mijë euro për furnizim me lopë – Shpejtim Bulliqi tejkalon vlerën e paraparë për 22 mijë euro

    Insajderi
    29 September 2023 - 14:05
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Komuna e Podujevës e udhëhequr nga Lëvizja Vetëvendosje, me kryetar Shpejtim Bulliqin, në gusht të 2023 ka hapur tender për furnizim me mëshqerra (lopë). Fitues i tenderit u zgjodh kompania Sami Ferizi B.I nga Vushtrria. Por kjo komunë me përzgjedhjen e operatorit ekonomik e tejkaloi vlerën e parashikuar të kontratës për 22 mijë euro, shkruan Insajderi. 

    Komuna e Podujevës me datën 25 gusht të këtij viti ka nënshkruar kontratën për dhënien e tenderit për furnizim me mëshqerra.

    Me 5 korrik të 2023 kur ishte hapur tenderi për furnizim me mëshqerra, ku vlera e parashikuar e kontratës ishte 328 mijë e 571 e 42 euro.

    Por ditën kur u nënshkrua kontrata vlera e parashikuar e buxhetit u rrit për 22 mijë euro.

    Kompania fituese e tenderit për furnizimin e Komunës së udhëhequr nga Shpejtim Bulliqi, është Sami Ferizi B.I, ka nënshkruar kontratën prej 351 mijë euro.

     

     

     

    Sipas kësaj kontrate të nënshkruar nga Komuna e Podujevës vetëm 130 mëshqerra i kanë kushtuar në total 351 mije euro, ku vetëm një lopë ka kushtuar plot 2 mijë e 700 euro.

    Gazeta Insajderi ka provuar të kontaktojë me Komunën e Podujevës, por të njëjtin nuk kanë kthyer përgjigjje deri në publikimin e këtij teksti. Gjithashtu Gazeta Insajderi ka provuar të kontaktojë edhe me përfituesin e tenderit, kompaninë Sami Ferizi B.I,, por të njëjtit nuk kanë kthyer përgjigje./GazetaInsajderi/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark