×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Tenderi që përfshinë Ferit Idrizin e Vesa Borjën e PDK’së

    Insajderi
    10 February 2023 - 19:26
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Kritikat dhe denoncimet publike nga opozita kundër qeverisjes së PDK’së në krye me Ferit Idrizin në Vushtrri po vazhdojnë. Kësaj radhe ishte, Kryetari i Rinisë së Lëvizjes Vetëvendosje në Vushtrri, Mursel Sadiku, i cili akuzoi kryetarin Idrizi se ka shpërblyer me tender biznesmenët e afërt me partinë të cilën e drejton.

    Bëhet fjalë për tenderin e hapur nga Komuna e Vushtrrisë për “Furnizim me produkte të tekstilit“. Për këtë shërbim, komuna nënshkroi kontratë me kompaninë “Broja Market“.

    Sadiku akuzoi kryetarin Idrizi se ka nënshkruar kontratë me persona të afërt me PDK’në. Kjo pasi që kompania “Broja Market” është në pronësi të Xhelal dhe Fevzi Brojës. Të dy këta familjarë të Vesa Brojës, kryesuese e Kuvendit Komunal në Mitrovicë nga radhët e PDK’së.

    “Broja Market” gjendet me seli në fshatin ‘Shupkovc’ të Mitrovicës. Ndërsa, vlera e kontratës për tu furnizuar me produktet e tekstilit është “992 euro e 50 cent“.

    Sadiku tha se kryetari Idrizi tashmë ka filluar t’i shpërblejë militantët në Mitrovicë, sepse nuk po i duket e mjaftueshme t’i punësojë vetëm anëtarët nga Vushtrria.

    Ferit Idrizit nuk po i duket e mjaftueshme punësimi dhe ndihmat qe po i bënë militantëve këtu në Vushtrri, tani ka fillur të i shpërblej edhe ata nga Mitrovica“, ka shkruar Sadiku në Facebook.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark