×
  • Sport
  • Sport / Sporti ndërkombëtar

    Tensinohen raportet mes Lewandowskit dhe Barcelones për shkak të kontratës?

    Insajderi
    27 December 2023 - 12:12
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Robert Levandovski është pjesë e rëndësishme e ofensivës së Barcelonës. Në dy sezone si blaugrana, ai ka realizuar 42 gola në 70 takime. Për më tepër që festoi edhe titullin kampion në La Liga, si edhe Superkupën e Spanjës.

    Por pavarësisht historisë së suksesshme, midis tij dhe klubit katalanas ka një krisje.

    Barcelona po përpiqet që të mos rrespektojë kontratën që ka me Robert Levandoëskin.

    Në verën e ardhshme, polaku hyn në vitin e tretë si pjesë e klubit dhe në bazë të marrëveshjes, rroga e tij duhet të rritet me rreth 5.5 milion euro.

    Levandoëski e braktisi Bajernin në verën e 2022-it, ku klubi katalanas pagoi 45 mln euro. Sipas marrëveshjes, Barcelona ka paguar lojtarin 20 milion euro në vitin e parë. N

    ë sezonin e dytë Leva ka përfituar 25 milionë euro ndërsa në sezonin e tretë shifrës së fundit Barcelona duhet t’i shtojë edhe 5.5 milionë euro të tjera.

    Sipas “Sport”, Barcelona ka nisur të bisedojë me avokatët e saj për të gjetur një mënyrë që të mos ushtrojë këtë detyrim dhe t’i rrisë pagën polakut në sezonin që vjen.

    Një tjetër situatë e vështirë e krijuar mes klubit dhe lojtarit është edhe marrëdhënia e tij e keqe me trajnerin.

    Siaps spanjolles “Mundo Deportivo”, midis polakut dhe trajnerit Çavi Hernandez ka pasur një debat në përfundim të pjesës së parë të sfidës kundër Almerias, me sulmuesin që u kritikua. Forma e Levandovski-t ka sjellë debate ndërsa në 21 takime ai ka shënuar 9 herë.

    Në pesë sfidat e fundit të La Liga, polaku ka realizuar vetëm 1 herë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark