×
  • Lajme
  • Insajderi

    Tensionet në Veri – mblidhen Osmani, Konjufca, Kurti, Gërvalla e Sveçla, opozita refuzoi pjesëmarrjen

    Insajderi
    01 August 2022 - 12:37

    Krerët e shtetit janë mbledhur sot pas tensioneve të shkaktuara nga vendim i fundit i qeverisë për reciprocitetin me dokumente me palën serbe, shkruan Insajderi.

    Në takim të ftuar sipas komunikatës së presidencës ka qenë edhe opozita por që njëjtit nuk kanë marrë pjesë.

    Takimi është realizuar me qëllim të vazhdimit të koordinimit ndërinstitucional në lidhje me zhvillimet e fundit në vend.

    Njoftimi i plotë:

    Sot, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, Zëvendës Kryeministrja dhe Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla Shwarz, si dhe Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla kanë realizuar takim më qëllim të vazhdimit të koordinimit ndërinstitucional në lidhje me zhvillimet e fundit në vend. Në takim ishin të ftuar edhe liderët e opozitës të cilët nuk kanë marrë pjesë.

    Megjithatë, institucionet e vendit do të vazhdojnë kontaktet e rregullta dhe konsultimet me opozitën, me qëllim të koordinimit mbi çështje të interesit nacional.

    Po ashtu, do të vazhdohet koordinimi i plotë dhe komunikimi i rregullt me aleatët strategjik.

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark