×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    “Tentim-atentati” ndaj Kurtit – Ftohet për raportim në Komision drejtori i AKI-së

    Insajderi
    14 February 2024 - 11:27
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ganimete Musliu, Kryetare e Komisionit për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, bëri të ditur se kanë kërkuar takim me drejtorin e AKI-së, Petrit Ajetin.

    Ky takim ka të bëj me raportimet për tentim-atentat ndaj kryeministrit Albin Kurti në Maqedoninë e Veriut.

    Takimi me të sipas Musliut pritet të mbahet javën e ardhshme.

    “Komision kërkoi takim me drejtorin e AKI-së për sot një javë për të na njoftuar rreth tentim-atentatit ndaj kryeministrit Albin kurtit”, deklaroi Musliu.Ne jemi munduar vazhdimisht kur janë çështjet e sigurisë ndërkombëtare ta ruajmë informacionin dhe mos ta shfrytëzojmë këtë informacion, për ta ruajtur në maksimum sigurinë e vendit dhe këtë e kërkoj nga çdo deputet, para qytetarëve të Republikës së Kosovës”, u shpreh ajo.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark