×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Tentoi ta korruptonte doganierin me 10 euro – ngritët aktakuzë ndaj shqiptarit që figuronte në stop-listën e autoriteteve

    Insajderi
    05 February 2024 - 14:21
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Prokuroria Themelore në Prizren ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit M.M., (shtetas i Shqipërisë), i cili gjendet në paraburgim nga data 25.01.2024, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Dhënia e ryshfetit”, shkruan Insajderi.

    Sipas prokurorisë i njëjti ka tentuar ta korruptojë doganierin duke i vënë 10 euro në tavolinë, ndërkohë që ishte në kërkim nga autoritetet e Shqipërisë.

    Sipas aktakuzës, i pandehuri M.M., me datë 25.01.2024, në ora 12:00 në pikë kalimin kufitar në Vërmicë, në mënyrë të drejtpërdrejtë për vete i ofron ose i jep ndonjë dhuratë të paarsyeshme apo përfitim tjetër personit zyrtar, në mënyrë që ky i fundit të mos veprojë në pajtim me detyrën e tij zyrtare, në atë mënyrë që duke e ditur se është në stop-listën e autoriteteve të Republikës së Shqipërisë, afrohet tek kabina e zyrtarit policor të Kosovës, me ç’rast derisa ky i fundit ishte duke bërë kontrollimin e dokumenteve, i pandehuri ia vendos në tavolinën e tij të punës shumën e parave prej dhjetë euro (10 €)“.

    I njëjti, menjëherë është ndaluar nga ana policisë kufitare të Republikës së Kosovës, thuhet në njoftimin e prokurorisë.

    Theksohet se prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që pas mbajtjes së shqyrtimit gjyqësor, administrimit të provave dhe vlerësimit të tyre, i pandehuri i lartëcekur për veprën penale për të cilën akuzohet të shpallet fajtor dhe të dënohet sipas ligjit.

    /Insajderi

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark