Tentoi ta puthte me dhunë një vajzë, gjakovari përfundon në burg - Insajderi
×
Insajderi

Tentoi ta puthte me dhunë një vajzë, gjakovari përfundon në burg

Insajderi
30 April 2023 - 21:12
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Një 22 vjeçare dyshohet se është sulmuar seksualisht nga një mashkull në Gjakovë. Ngjarja raportohet të ketë ndodhur në rrugën “Migjeni” në Gjakovë.

Sinjali mëson se viktima ka qenë duke ecur kur i dyshuari, një 24-vjeçar i doli papritmas në rrugë dhe e ndoqi per gjysmë ore, duke i shkaktuar frikë dhe shqetësim.

Bazuar në dëshminë e viktimës, për të mos mbaruar me kaq, i dyshuari e ka sulmuar seksualisht, duke e kapur viktimën dhe duke tentuar ta puth me zor.

Si rezultat i denoncimit, njësitë policore janë vënë në lëvizje dhe në kuadër të veprimeve hetimore, e kanë arrestuar dhe shoqëruar të dyshuarin në stacion.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, rasti është cilësuar ‘Sulm seksual’ dhe i njëjti është dërguar në mbajtje për 48 orë.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark