×
  • Lajme
  • Lajme

    Tentoi të përdhunojë 20-vjeçaren në Greqi, arrestohet 40-vjeçari shqiptar

    Insajderi
    07 November 2022 - 09:12
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një 40-vjeçar shqiptar është arrestuar për tentativë përdhunimi të një 20-vjeçareje në Nicë, Greqi.

    Arrestimi i tij u bë në orët e para të mëngjesit të së dielës pas sulmit ndaj 20-vjeçares në rrugën Mystra teksa po kthehej nga një festë.

    Sipas informacioneve, autori shqiptar i është afruar 20-vjeçares dhe ka tentuar ta përdhunojë, por vajza ka rezistuar dhe për pasojë i arrestuari e ka rrahur.

    Pas sulmit, 20-vjeçarja është dërguar në Spitalin e Përgjithshëm Shtetëror të Nicës ku i është dhënë ndihma e parë dhe i është nënshtruar analizave.

    Sipas të njëjtave informacione, 40-vjeçari ishte liruar nga burgu pak kohë më parë teksa vuante dënimin për vepra seksuale, shkruan protothema.gr, transmeton abcnews.al.

    Bëhet e ditur se para arrestimit, ka pasur edhe dy denoncime të tjera ndaj shqiptarit për tentativë përdhunimi.

    Punonjësit e policisë në ngarkim të rastit kanë njoftuar dy vajzat që kanë bërë denoncimin, i kanë treguar 40-vjeçarin por asnjëra prej tyre nuk e ka njohur me siguri.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark