×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Tentoi t’u jap ryshfet zyrtarëve policor që t’i shmanget gjobës në trafik, arrestohet qytetari nga policia

    Insajderi
    18 October 2023 - 17:53
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Policia e Kosovës ka njoftuar se një person është arrestuar për ryfshet. Ai ka tentuar t’i japë para zyrtarëve policorë në mënyrë që të t’i shmanget gjobës për kundërvajtje.

    Me datë 18.10.2023 rreth orës 09:45 deri sa patrulla policore kanë qenë ne pikë kontrolli në Klinë, për t’i shqiptuar gjobën për kundërvajtje në trafik e kanë ndaluar kamionin me targa të huaja, të cilin ishte duke e drejtuar i dyshuari N.B., (viti i lindjes 1961).

    Sipas policisë, i dyshuari me qëllim që t’i shmanget gjobës për kundërvajtjen e bërë, ka tentuar tu jap një shumë të parave zyrtarëve policor.

    Nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit (DHKEK), përkatësisht Njësia Rajonale në Pejë (NJRHKEK-Pejë), i dyshuari është shoqëruar dhe është intervistuar në prezencën e avokatit të tij mbrojtës.

    Me urdhër të prokurorit kujdestar nën dyshimin për kryerjen e veprës penale ‘’Dhënia e ryshfetit’’ është ndaluar për 48 orë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark