×
  • Biznes
  • Biznes / Biznes

    Teoria e Netflix për të tërhequr abonent të rinj

    Insajderi
    19 July 2017 - 23:08
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Netflix është një kompani amerikane që ofron sherbime argëtuese e themeluar nga Reed Hastings dhe Marc Randolph më 29 gusht 1997. Në fillimet e para, Netflix-i u përqendrua në shitjet dhe lëshuarjen me qira të DVD-ve. Pak njerëz janë në dijeni se disa vite më parë, Netflix ishte në skaj të falimentimit si rezultat i një konkurrence të ashpër tregu kundër ish-rivalit të saj ” Blockbuster ”.

    Shkas tjetër i vështirësive financiare ishte edhe muaji i parë i ofruar pa pagesë pas abonimit në Netflix ku së bashku me kostot e larta të transportit të DVD-v edhe të inventarit qe ishin një barrë e madhe për biznesin shumë milion dollarësh.

    Duke parë konkurencën e tregut, Netflixi si platformë video-filmike vendosi të shtoj opsionin për të shikuar filma online të njohur ndryshe si “online streaming”, opsion ky i cili mundësonte të abonuarit e Netflix për qasje të pakufizuar.

    Ky ndryshim jo vetëm që arriti të ulte kostot e kompanisë, mirëpo ndodhi të ishte një lëvizje profitabile biznesi ndaj Blockbuster. Sot, Netflix është njëri ndër akterët kryesor në industrinë e transmetimit të materialeve video-artistike dukë punësuar kështu 3,500 njerëz, shkruan rrotull.com

    Duke parë zhvillimet e tregut dhe hyrjen e konkurrentëve të rinj si Amazon me shërbime të ngjajshme, mundësia e të shikuarit filma online nuk ishte e mjaftueshme për të tërhequr abonentë të rinj. Kështu, për të diversifikuar portfolion e shërbimeve të saj, Netflix synoi kanalet kabllore, duke përdorur një set përmbajtjesh nga më të ndryshmet për të ndërtuar rrjetin e saj të abonuesve. Tani, Netflix është po ashtu në bisedime për t’i siguaruar të drejtat eksluzive për filmat e rinj qe shfaqën në ekranet e kinemave të ndryshme botërore.

    Strategjia e Netflix-it bazohet në rregullat e të ashtuquajturës ” Long tail theory ”, e cila argumenton se produktet me kërkesë më të vogël të tregut ose me vëllim të ulët të shitjes mund të përbëjnë një pjesë të tregut që rivalizojnë ose tejkalojnë filmat bestseller dhe blockbusters aktual, por vetëm nëse kanali i shpërndarjes të filmave është mjaft i madh.

    Teoria e zhvilluar nga Chris Anderson në 2004 që ka për bazë termin “long tail” i cili nënkupton zgjerimin e listës të produkteve të një kompanie, fokusohet në produktet më pak të njohura qe kanë kërkesë më të vogël nga abonuesit.

    Anderson argumenton se këto produkte mund të rrisin profitabilitetin e platformave sikur Netflix sepse konsumatorët në vitet e fundit kanë shpërngulur vëmendjen e tyre tek tregjet e pazakonshme duke u distancuar larg tregjeve të rëndomta.

    Në rastin e Netflix, këto ” produkte ” janë filma dhe shfaqje televizive. Përveç të drejtave ekskluzive për shfaqjet e filmave apo serialeve televizive si ”House of Cards” dhe ”Game of Thrones”, Netflix gjithashtu u ofron abonentëve të saj shfaqje relativisht të panjohura dhe filma që synojnë tregjet e vogla (niche).

    Netflix ka lancuar një videotekë të madhe qe përmban një numër të madh të videove për të synuar tregjet e vogla dhe për të ndërtuar bazën e saj të abonentëve te rinj.

    Ideja prapa kësaj është që duke zgjeruar portofolin e produkteve/shërbimeve, ata tërheqin abonentë të rinj që janë pjesë e këtyre tregjeve të vogla që së bashku formojnë një tërësi tregu të madh.

    Duke ofruar shfaqjen e këtyre filmave/dokumentareve më pak të njohura, Netflix mbulon një grup të abonetëve që ndoshta nuk mund ta gjejnë shfaqjen e tyre të preferuar në portfoliot e produkteve të ndonjë platforme tjetër.

    Me shkrirjen e shumë tregjeve të vogla që përfshijnë video më pak të njohura një treg të madh, më specifik sa i përket audiencës, i cili doemos përfshin edhe abonuesit e filmave qe kanë fokus tregjet e mëdha me filmat/dokumentarët më të njohur, Netflix arriti të krijojë një komunitet të madh të abonentëve dhe ka evoluar për të qenë ofruesi më i madh i shërbimeve të online streaming në botë./rrotull.com

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Biznes
    21 November 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark