×
  • Sport
  • Sport

    Ter Stegen: Është një turp për botën e futbollit ajo çfarë ndodhi mbrëmë

    Insajderi
    22 April 2024 - 10:56
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Real Madridi fitoi derbin e ‘El Classicos’ mbrëmë ndaj Barcelonës, duke triumfuar në fund me rezultat 3-2.

    Jude Bellingham ishte edhe një herë heroi i madrilenëve, pasi realizoi një gol fitues në kohën shtesë për t’i dhënë një fitore tejet të rëndësishme skuadrës së tij.

    Kjo fitore e ngriti Real Madridin në 81 pikë, tashmë 11 pikë më shumë se përcjellësi i dytë, Barcelona me 70 pikë, teksa kanë mbetur edhe gjashtë xhiro deri në fund.

    Pas ndeshjes, portieri i Barcelonës, Andre Ter-Stegen ishte tejet i frustruar me rastin diskutabil kur një top afër vijës së portës bëri që referi të mos e sinjalizojë për një gol të mundshëm për Barcelonën, ndonëse nuk ekzistonte një pamje e qartë nëse ishte brenda apo jo.

    Ter Stegen e quajti një “turp për botën e futbollit”, faktin që nuk ekziston teknologjia e vijës së golit në kampionatin spanjoll.

    “Është turp për botën e futbollit. Nuk ka teknologji të vijës së golit, pse? Ka shumë para në këtë industri, por me sa duket jo për gjënë më të rëndësishme. Është vetëm një turp”, deklaroi ai.

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Insporti
    25 November 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark