×
Show / Fashion

Terapia në ujë, për astmatikët, reumatizmën dhe dhimbjet e kurrizit

Insajderi
01 March 2019 - 09:49
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Studimet kanë treguar se personat që vuajnë nga dhimbjet e shpinës, nga sëmundjet reumatizmale si artriti apo artroza, gjatë terapisë në ujë kanë arritur rezultat në menaxhimin e dhimbjes dhe rritjen e funksionalitetit të kyçeve.

Fizioterapia prej vitesh aplikohet edhe në vendin tonë. Kjo degë e Mjekësisë trajton problemet shëndetësore përmes terapive dhe ushtrimeve të ndryshme fizike, pa patur nevojë për ilaçe. Fizioterapisti Fitim Sinani shpjegon se të sëmurët që i nënshtrohen trajtimit me fizioterapi synohet që të rehabilitohen, rikthejnë apo korrigjojnë funksionet e humbura për shkak të sëmundjes që po kalojnë. Teksa fizioterapia klasike u jep zgjidhjeve kryesisht problemeve shëndetësore të personave që kanë kaluar një sëmundje neurologjike, atyre me probleme reumatizmale, dhimbjeve në shpinë dhe dëmtimeve që vijnë nga aktivitetit fizik, fizioterapisti Fitim Sinani në një intervistë për “Mapo”, tregon edhe risinë e fundit në fushën e fizioterapisë, hidrokinezioterapi. Hidrokinezioterapia njihet ndryshe si terapia në ujë përmes së cilës trajtohen probleme shëndetësore të cilat karakterizohen nga dhimbja, ngurtësi, kufizime, humbje të forcës muskulore. “Përmes disa teknikave dhe ushtrimeve që realizohen në pishinë terapeutike në të cilën uji ka një temperaturë 32 ⁰C, që është e përshtatshme për këtë terapi, u vjen në ndihmë veçanërisht personave që vuajnë nga dhimbjet e shpinës, nga sëmundjet reumatizmale si artriti apo artroza. Gjatë terapisë në ujë kanë arritur rezultat në menaxhimin e dhimbjes dhe rritjen e funksionalitetit të kyçeve”- thotë fizioterapisti- i cili shpjegon gjithashtu se- “uji ndikon në qarkullimin e gjakut dhe në sistemin e frymëmarrjes ku studimet kanë treguar se personat që vuajnë nga astma kanë përmirësim të funksionalitetit respirator gjatë terapisë në ujë”.

Çfarë është Fizioterapia?

Të falënderoj për këtë pyetje sepse është pyetja që më bëhet më shpesh, është nga ato pyetje që dëgjoja më shpesh kur fillova studimet për Fizioterapinë. Duke qenë se Fizioterapia është një nga degët më inovative në Shqipëri dhe nuk njihet shumë nga njerëzit ose edhe ata që e kanë dëgjuar si emër kam përshtypjen se e dinë gabim konceptin e Fizioterapisë jo për faj të atyre por për fajin e atyre që e heqin veten si Fizioterapistë kur në fakt nuk kanë mbaruar një Fakultet dhe nuk kanë një diplomë në Fizioterapi. Fizioterapia është degë e Mjekësisë e cila synon rikthimin, korrigjimin dhe rehabilitim e një funksioni të humbur/dobësuar të një individi. Fizioterapia ka si qëllim menaxhimin e dhimbjes, uljen e rigiditetit, rritjen e funksionalitetit dhe të forcës muskulore duke përmirësuar në këtë mënyrë ekuilibrin dhe koordinimin e munguar të disa pacientëve. Por e rëndësishme është dallimi midis qendrave të masazhit të cilët pretendojnë se shërojnë patologji të ndryshme duke u hequr si fizioterapistë apo persona që hiqen si fizioterapistë por gjatë terapisë aplikojnë vetëm masazh duke pretenduar shërim dhe shpesh ndodh që këta pacientë nuk kanë përmirësim dhe humbasin besimin te fizioterapia sepse janë trajtuar nga një person jokompetentë në këtë fushë. Duhet bërë një dallim i qartë midis këtyre personave, sepse Fizioterapia nuk është masazh, mos u gënjeni nga ato qendra që shërbime kanë masazhe estetike dhe shtojnë fizioterapi duke mos ditur çfarë është por vetëm për përfitime ekonomike.

Çfarë patologjish dhe problemesh shëndetësore trajton fizioterapia?

Fizioterapia ka një gamë të gjerë në të cilën ajo vepron. Problemet më të mëdha që një fizioterapist/e trajton gjatë punës së tij/saj janë kryesisht të lidhura me sistemin osteo-muskular që janë dhimbjet e shpinës (spondiloartroza, hernia diskale, spondilolisteza etj.) problemet me devijimet e shtyllës kurrizore si skolioza, kifoza që janë shumë të shprehura te moshat e reja, rehabilitimi neurologjik që përfshin patologji si Stroke (infarkt i trurit) që shfaqet me pareze, paraliza, d.m.th. dobësim ose humbje të një funksionaliteti; nga kjo gjendje Fizioterapisti vendos si objektiv maksimalizimin e funksionit të humbur/dobësuar të pacientit. Gjithashtu, Fizioterapia ndikon edhe në fusha të tjera si në mjekësinë sportive, në pediatri, pneumologji, në menaxhimin dhe përmirësimin e simptomave, po kështu dhe rehabilitimi geriatrik që ka si fokusim moshën e tretë.

Sa e rëndësishme është fizioterapia për trajtimin e një patologjie?

Rëndësia e fizioterapisë varet nga patologjia për të cilën flasim. Nëse do flisnim për patologjitë e sipërpërmendura atëherë rëndësia e saj është e madhe, kjo jo sepse unë dua t’i jap rëndësi por nëse për një person është e rëndësishme funksioni i dobësuar/humbur nga i cili vuan dhe kufizohet gjatë jetës së tij, atëherë fizioterapia është alternativa që e bën të mundur një rikthim të mundshëm të funksionit. Pra, e thënë ndryshe, fizioterapinë nuk e vlerëson derisa funksioni yt i humbur rikthehet, pastaj e kupton që pa fizioterapinë nuk do mundje të lëvizje dorën pas një dëmtimi të një nervi-një shembull.

Cilat janë ata patologji që kanë nevojë për fizioterapi?

Fizioterapia është ajo degë e cila rrit cilësinë e jetës, duke pasur parasysh këtë themi se shumica e patologjive kanë nevojë për një rehabilitim sa më të mirë që pacienti të rikthehet në jetën e tij normale ashtu siç ka qenë përpara sëmundjes. Do përpiqem të listoj disa nga patologjitë që e kanë të nevojshme e të domosdoshme terapinë fizike-fizioterapinë.

Po e filloj me problemet neurologjike ku më të shpeshta janë paralizat që ndodhin nga dëmtimet cerebrale, dëmtime të palcës së kurrizit, dëmtime të nervave periferike të cilat pasi kanë marrë trajtimin e dukur medikamentoz, këta pacientë e kanë të nevojshme fizioterapinë për të arritur që të tentojnë të fitojnë maksimumin e mundshëm të një funksioni të humbur/dobësuar nëpërmjet teknikave të përshtatshme të aplikuara nga një fizioterapist.

Problemet muskulo-skeletike ku mund të përmendim frakturat të cilat pasi kalojnë kohën e nevojshme me allçi, duhet patjetër të ndjekin disa seanca fizioterapeutike për të fituar lëvizshmërinë, funksionalitetin dhe forcën e duhur, duke ulur ngurtësinë dhe edemën që zakonisht janë prezente te frakturat. Gjithashtu, mund të përmend ndrydhjet, devijimet e shtyllës kurrizore si skolioza, kifoza të cilët e kanë të nevojshme fizioterapinë për të shpëtuar nga operacioni.

Dhimbjet e shpinës ku përmenden spondilartroza, hernie diskale (në pjesën e qafës, të mesit) nervi shiatik, osteartriti, atriti rheumatoid kanë treguar se përgjigjen mirë ndaj teknikave të fizioterapisë e cila rezulton në uljen e dhimbjes dhe rritjen e veprimtarive vetjake të pacientëve.

Gjithashtu, dua të përmend dëmtimet sportive që janë probleme të shpeshta që trajtohen nga fizioterapia. Janë probleme që hasen më shumë te personat që merren me aktivitete sportive dhe ndodh që ata të pësojnë dëmtime si këputje të ligamenteve apo dëmtime të meniskut që kryesisht ndodhin te gjuri, por mund të ndodhin dhe spërdredhje, tërheqje muskulore të cilat kërkojnë trajtimin fizioterapeutik. Kur kemi dëmtime të rënda si këputje të ligamenteve, pacienti mund t’i nënshtrohet operacionit dhe pas tij është pjesa tjetër e rëndësishme për t’u rikthyer në gjendjen e tij normale, është rehabilitimi fizioterapeutik, pa të cilin një sportist nuk rikthehet në formën e tij, një njeri i thjeshtë do të ketë probleme në të ecur.

Problemet pediatrike siç është tortikolis (qafa e shtrembër) një patologji kongjenitale, trajtohet mjaft mirë nga fizioterapia duke arritur rezultate të kënaqshme, po kështu ka edhe probleme të tjera pediatrike që trajtohen nga ne siç është pleksi brakial etj.

Risitë në fushën e fizioterapisë si kanë ecur?

Risitë më të mëdha i takojnë elektroterapisë, pra modalitetet/aparaturat që përdoren nga fizioterapisti gjatë trajtimeve të ndryshme. Vitet e fundit janë futur në treg modalitete të cilat kanë një efikasitet të mirë në trajtimin e patologjive të ndryshme. Mund të përmend Tecar terapinë, shockw-ave që po bëjnë revolucion për sa i përket kohës së shërimit të lëndimeve të ndryshme. Gjithashtu, po i jepet një vëmendje trajtimit në pishina terapeutike por kjo e fundit ka një kosto të lartë por jo të papërballueshme.

Po sa i takon terapisë në ujë, çfarë është dhe çfarë përfitimesh ka prej saj?

Terapia në ujë ndryshe quhet hidrokinezioterapi, e cila përfshin disa teknika dhe ushtrime të ndryshme që realizohen në pishinë terapeutike në të cilën uji ka një temperaturë 32 ⁰C, që është e përshtatshme për këtë terapi. Hidrokinezioterapia në Shqipëri nuk është shumë e njohur por benefitet e saj janë të mëdha. Duke shfrytëzuar forcat mekanike të ujit ne mundohemi të trajtojmë patologji të ndryshme të cilat karakterizohen nga dhimbja, ngurtësi, kufizime, humbje të forcës muskulore etj. Është natyra e ujit e cila na e bën me të lehtë sepse kur një pacient zhytet në ujë, ai/ajo ndjen më pak dhimbje, pesha e tij kur është i zhytur deri në nivelin e kraharorit është 60% më e vogël krahasim me peshën normale të tij dhe kjo na ndihmon të bëjmë manipulimet më të lehta gjatë terapisë për arsye se artikulacionet dhe shtylla kurrizore kanë më pak peshë. Pacienti kur zhytet në ujë e ndien veten më të lehtësuar, ndihet më i pavarur dhe ky është një suport i madh psikologjik që e ndihmon pacientin drejt pavarësisë së tij nga të tjerët siç është rasti i personave të paralizuar. Uji gjithashtu ndikon në qarkullimin e gjakut dhe në sistemin e frymëmarrjes ku studimet kanë treguar se personat që vuajnë nga astma kanë përmirësim të funksionalitetit respirator gjatë terapisë në ujë. Studimet kanë treguar se personat që vuajnë nga dhimbjet e shpinës, nga sëmundjet reumatizmale si artriti apo artroza gjatë terapisë në ujë kanë arritur rezultat në menaxhimin e dhimbjes dhe rritjen e funksionalitetit të kyçeve. Pacienti më i famshëm që është trajtuar më hidroterapi është Franklin D.Roosevelt në vitin 1924.

 

Sëmundjet që trajton fizioterapia

  1. Problemet neurologjike ku më të shpeshta janë paralizat që ndodhin nga dëmtimet cerebrale, dëmtime të palcës së kurrizit, dëmtime të nervave periferike të cilat pasi kanë marrë trajtimin e dukur medikamentoz, këta pacientë e kanë të nevojshme fizioterapinë për të arritur që të tentojnë të fitojnë maksimumin e mundshëm të një funksioni të humbur/dobësuar nëpërmjet teknikave të përshtatshme të aplikuara nga një fizioterapist.
  2. Problemet muskulo-skeletike ku mund të përmendim frakturat të cilat pasi kalojnë kohën e nevojshme me allçi, duhet patjetër të ndjekin disa seanca fizioterapeutike për të fituar lëvizshmërinë, funksionalitetin dhe forcën e duhur, duke ulur ngurtësinë dhe edemën që zakonisht janë prezente te frakturat. Gjithashtu, mund të përmend ndrydhjet, devijimet e shtyllës kurrizore si skolioza, kifoza të cilët e kanë të nevojshme fizioterapinë për të shpëtuar nga operacioni.
  3. Dhimbjet e shpinës ku përmenden spondilartroza, hernie diskale (në pjesën e qafës, të mesit) nervi shiatik, osteartriti, atriti rheumatoid kanë treguar se përgjigjen mirë ndaj teknikave të fizioterapisë e cila rezulton në uljen e dhimbjes dhe rritjen a veprimtarive vetjake të pacienteve
  4. Dëmtimet sportive janë probleme të shpeshta që trajtohen nga fizioterapia. Janë probleme që hasen më shumë te personat që merren me aktivitete sportive dhe ndodh që ata të pësojnë dëmtime si këputje të ligamenteve apo dëmtime të meniskut që kryesisht ndodhin te gjuri, por mund të ndodhin dhe spërdredhje, tërheqje muskulore të cilat kërkojnë trajtimin fizioterapeutik. Kur kemi dëmtime të rënda si këputje të ligamenteve, pacienti mund t’i nënshtrohet operacionit dhe pas tij është pjesa tjetër e rëndësishme për t’u rikthyer në gjendjen e tij normale, është rehabilitimi fizioterapeutik, pa të cilin një sportist nuk rikthehet në formën e tij, një njeri i thjeshtë do të ketë probleme në të ecur.
  5. Problemet pediatrike siç është tortikolis (qafa e shtrembër) një patologji kongjenitale, trajtohet mjaft mirë nga fizioterapia duke arritur rezultate të kënaqshme, po kështu ka edhe probleme të tjera pediatrike që trajtohen nga ne siç është pleksi brakial

OP-ED
Nga Rubrika

© 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark