×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Tërmeti bie teksa thirret ezani, momentet dramatike brenda xhamisë në Turqi

    Insajderi
    28 February 2023 - 10:55
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Pamje dramatike vijnë nga Turqia, pasi vendi u trondit nga një tjetër tërmet të hënën paradite, me magnitudë 5,6 dhe epiqendër në Malatya.

    Në videon e publikuar nga agjencia e lajmeve IHA, tregohet momentin kur tërmeti bie teksa thirret ezani, ose thirrja e besimtarëve për t’u falur.

    Brenda në xhami ishin strehuar disa dhjetëra persona, të mbetur pa shtëpi nga tërmetet e 6 shkurtit.

    Disa prej tyre shihen të dalin me vrap jashtë xhamisë, ndërsa një nënë ka përqafuar e frikësuar fëmijët e saj. Nga pasgoditja e të hënës, dy persona humbën jetën dhe 140 të tjerë u plagosën.

    https://www.youtube.com/watch?v=MLyYmfTWc1g

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark