Insajderi
Lajme

Tërmeti godet Greqinë

Insajderi
08 September 2022 - 11:15
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Tërmeti godet Greqinë
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Një tërmet i fortë me magnitudë 5.4 të shkallës Rihter ka goditur këtë mëngjes Greqinë.

Sipas Institutit Sizmologjik në Athinë epiqendra e tërmetit ka qenë zona detare në afërsi të ishullit të Zakinthos, në jug perëndim të Greqisë. Tërmeti 5.4 Rihter ndodhi mes ishullit të Zakinthos dhe Kefalonias në orën 10:36 (ora lokale) të mëngjesit, shkruan protothema.gr.

Thellësia e tërmetit vlersohet të ketë qenë 8.8 kilometra. Deri më tani nuk raportohet për dëme materiale apo të lënduar.

Në orën 11:00 ka ndodhur një tjetër pasgoditje me magnitudë 3.7 ballë.

Sakq Instituti Sizmologjik Euro-Mesdhetar vlerësoi tërmetin me magnitudë 5.2 të shkallës Rihter. Sipas mediave lokale, tërmeti ka pasur një kohëzgjatje të gjatë.

Lëkundjet sizmike sipas raportimeve janë ndjerë në Nafpaktos, Janinë, Patra dhe Agrinio. Prej orës 11:16 në zonë janë regjistruar shtatë pasgoditje./abcnews.al/


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark