×
  • Sport
  • Sport / Insporti

    Tërmeti në Turqi: Dëmtohet hoteli ku qëndronte ekipi kosovar

    Insajderi
    06 February 2023 - 11:19
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ekipi i të rinjve kosovar të mundjes ndodhej në qytetin e Kahramanmarash në Turqi në kohën kur shteti turk u godit nga tërmeti i fuqishëm me magnitudë 7.6 të shkallës rihter.

    Komiteti Olimpik i Kosovës ka bërë të ditur nëpërmjet një njoftimi se hoteli ku qendronte ekipi i Kosovës ka pësuar dëmtime nga tërmeti. KOK gjithashtu ka njoftuar se ekipi kosovar është rrugës drejt Kosovës, shkruan Demokracia.com.

    Afër 600 persona raportohet të kenë humbur jetën, e mijëra të tjerë mbetën të lënduar nga tërmeti.

    Epiqendra e tërmetit ishte në juglindje të Turqisë, gjegjësisht në provincën e Gaziantep, e që është ndjerë edhe në disa shtete përreth.

    NJOFTIMI I KOK-ut:

    Komiteti Olimpik i Kosovës bashkëndjen dhimbjen me popullin turk, pas ngjarjeve tragjike të tërmetit të fuqishëm që goditi sot Turqinë.

    Në momentin e tërmetit, në qytetin Kahramanmarash ndodhej edhe ekipi i të rinjve të mundjes së Kosovës, që po merrnin pjesë në turneun “12 February”. Pas informacioneve të siguruara, KOK bënë të ditur se i gjithë delegacioni i ekipit tonë është shëndosh dhe mirë, përkundër se hoteli ku po qëndronte ekipi kishte pësuar dëmtime.

    Ekipi është në rrugë për t’u kthyer në Kosovë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark