×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Tërmeti në Turqi- Kosova e gatshme të ofrojë ndihmë përmes FSK-së

    Insajderi
    06 February 2023 - 09:54

    Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka reaguar pas tërmetit shkatërrues në Turqi.

    Në një postim në Twitter, Osmani ka thënë se Kosova është e gatshme të ofrojë ndihmën e saj përmes FSK-së.

    “Zemra ime është me të gjitha komunitetet e prekura nga tërmeti shkatërrues në Turqi.

    Ngushëllimet më të thella për të gjitha jetët e humbura dhe uroj një shërim të shpejtë për të gjithë të prekurit.

    Solidaritet i plotë me njerëzit e Turqisë. Kosova është gati të ofrojë mbështetjen e nevojshme përmes FSK-së”, ka shkruar Osmani. /Insajderi

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika
    Kosovë
    29 March 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark