×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Tërmkolli, Kurtit: Kështu është kur hyn n’mal pa sakicë

    Insajderi
    01 August 2022 - 09:44
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ish-deputetja e Kuvendit të Kosovës, Melihate Tërmkolli, e ka komentuar shtyrjen e reciprocitetit karshi Serbisë në afat prej 30 ditësh.

    Ajo ka thënë se kjo ishte tërheqje taktike e kryeministrit Albin Kurti dhe kështu ndodh kur hyn në mal pa sakicë.

    Sipas saj Serbia nuk po bën shaka.

    Reagimi i saj:

    Ishte “tërheqje taktike” e Albin Kurtit! Kështu është kur “hyn n’mal pa sakicë”! Serbia nuk po bën shaka!

    Qeveria e Kosovës e ka shtyrë për një muaj vendimin për zbatimin e reciprocitetin ndaj Serbisë, për targat dhe dokumentet e identifikimit, kjo pasi serbët vendosën barrikada në rrugët që çojnë në dy pikëkalimet kufitare me Serbinë – Jarinjë dhe Bërnjak. Shtyerja për implementimin e vendimit për reciprocitet me dokumente karshi Serbisë erdhi nga kërkesa e SHBA-së. Kjo kërkesë u përcoll nga ambasadori Jeff Hovenier, në një takim urgjent në orët e vona me presidenten Osmani, kryeministrin Kurti dhe dy zv.kryeministrat, Bislimi dhe Gërvalla.

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Kosovë
    20 April 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark