×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Tërmkolli: Po të ishte gjallë Rugova do të çonte letër në Speciale në mbrojtje të UÇK-së

    Insajderi
    05 April 2023 - 13:04
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Anëtarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Melihate Tërmkolli ka reaguar pas gjykimit të nisur ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë, shkruan Insajderi.

    Ajo ka deklaruar se po të ishte gjallë Ibrahim Rugova do të dërgonte letër në Speciale në mbrojtje të luftës së UÇK-së dhe popullit të Kosovës dhe se do të uronte pafajësinë e të gjithë të akuzuarave.

    Tërmkolli nuk ka kursyer kritikat ndaj presidentet e kryeministrit, për heshtjen e tyre.

    “Ku po jetojnë përfaqësuesit më  të lartë të Kosovës, në çfarë planeti janë?!”, ka shkruar ajo mes tjerash.

    Reagimi i plotë:

    Po të ishte Presidenti Rugova, e pakta që do të bënte dje, ai do të niste një letër Gjykatës Speciale në mbrojtje të luftës së UҪK-së dhe popullit të Kosovës për çlirim nga okupatori gjenocidal serb dhe do të uronte pafajësinë e të gjithë të akuzuarëve. Burrështetasi e patrioti i vërtetë, në rend të parë vë interesin e shtetit!

    Asnjë fjalë nga Presidentja, tani! Asnjë fjalë nga Kryeministri, tani!

    Ku po jetojnë përfaqësuesit më  të lartë të Kosovës, në çfarë planeti janë?!

    Presidentja u muar me  plotësimin e “stafit” të saj, ndërsa Kryeministri dhe ndihmësit e tij me ”Zajedenicën”!

    Turpi ka emër e mbiemër!

    Dhe jo vetëm turpi!

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark