×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Tërnava mban konferencë, ka një thirrje për SBASHK-un

    Insajderi
    27 September 2022 - 12:29
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava, ka mbajtur sot një konferencë për media në lidhje me grevën në arsim. Ai ka bërë thirrje SBASHK-ut që të ndërpresë grevën në arsim.

    Ai ka thënë se Bashkësia Islame e Kosovës i mbështetë kërkesat e mësimdhënësve, por se greva duhet të ndërpritet sa më parë.

    “Ne mbështesim kërkesën e tyre për pagë të dinjitetshme. Thërras SBASHK-un për hir të misionit që bartin mbi vete, sot ta ndërpresin grevën, po ashtu edhe sindikatën e shërbyesve civilë. Të drejtat e tyre sindikale t’i kërkojnë përmes dialogut social. Apeloj te të dy udhëheqësit e sindikatave që në këto momente të tregohen të mençur dhe të urtë. Është koha për unitet veprues”, pohoi Tërnava.

    Ai gjithashtu i bëri thirrje Qeverisë së Kosovës që ta miratojë sa më parë Ligjin e Pagave.

    “Gjithashtu i bëj thirrje Qeverisë së Kosovës e Kuvendit që ta miratojë sa më parë Ligjin e Pagave dhe të merren parasysh kërkesat e grevistëve.  Mbes me shpresë që nesër mësuesit t’i kemi në bankat shkollore”, tha ndër të tjera Tërnava në një konferencë për media”, tha ai.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark