×
  • Biznes
  • Biznes / Biznes

    Tesla do të ndërtojë baterinë më të madhe në botë: Elon Musk

    Insajderi
    07 July 2017 - 13:28
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Elon Musk njoftoi ditën e Enjte se kompania e tij Tesla do të ndërtojë baterinë litium-ion më të madhe në botë në Australinë Jugore.

    Miliarderi tha se bateri do të jetë tre më e madhe sesa ajo që mban sot rekordin. Ajo do të ketë një kapacitet prej 100 megavat, tre herë më e lartë sesa bateria më e madhe në botë aktualisht prej 30 megavat sipas Musk.

    Kjo bateri mund të furnizojë me energji të paktën 30,000 shtëpi.

    “Ka një rrezik sepse po ndërtojmë baterinë më të madhe në botë,” tha Musk. “Kur zmadhon diçka me tre herë, a do të funksionojnë njëlloj? Ne mendojmë se po, por rreziku ekziston,” vijoi Ai.

    Australia Jugore, shtëpia e 2 milion njerëzve, është përballur vazhdimisht me probleme të shumta në furnizimin e energjisë. Bateria është pjesë e një plani energjitik 413 milion dollarësh.

    Për të stabilizuar nevojat e vendit për energji, Tesla do të bashkëpunojë me kompaninë Franceze të energjisë Neoen për të ndërtuar baterinë në 100 ditë.

    Musk tha se bateria do të ofrohet falas dhe do të kushtojë afro 50 milionë dollar.

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Biznes
    21 November 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark