×
  • Showbiz
  • Show

    “Teta Gjyli” në kërkim të talentëve të rinj, vjen njoftimi nga Osman Azemi

    Insajderi
    01 August 2023 - 13:58
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Aktori i mirënjohur, Osman Azemi përgjatë një viti ka krijuar emisionin “Me Gjylen”, ku përpos transmetimit në TV vendore në kanalin e tij në YouTube ka arritur mbi 30 Milionë shikime.
    Ai përpos që njihet për personazhin e tij e shumë të dashur për publik Teta Gjyli, gjithashtu është një nga artistët që gjjithmonë përkrahë dhe mbështet talent të rinj.

    Edhe kësaj radhe Osman Azemi ka bërë një njoftim se është në kërkim të talentëve të rinj.

    Çdo person që ka ëndërr aktrimin, që ka talent si për aktrim, këndim, imitim, stand up, etj mund të aplikoni në email adresen [email protected].

    Krejt çka duhet të bëni është të dërgoni një video tuajën të pa edituar ku ju e shprehni talentin tuaj në cilën do fushë të lartpërmendur.

    Nëse keni dëshirë të jeni krah për krah me Teten Gjyli apo deshironi te krijoni dicka tuajen, apliko tani në [email protected].

    Për më shumë informacion shikoni videon mëposhtë:

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark