×
  • Sport
  • Sport

    Tetë vetura, tri sauna, aeroplan privat e lukse të tjerë, Neymar do ta shijojë parajsën në tokë në Arabinë Saudite

    Insajderi
    16 August 2023 - 16:30
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Al Hilal e transferoi sot edhe zyrtarisht Neymarin nga Paris Saint-Germaini për 90 milionë euro, ndërsa braziliani u bë ylli më i ri që i bashkohet Saudi Pro League.

    Ish-futbollisti i Santosit dhe i Barcelonës do ta ketë një jetë luksi në Arabinë Saudite.

    Ai do t’i marrë afro 3 milionë euro në javë, por kjo nuk është e tëra.

    Sipas mediave britanike, Neymar do të ketë edhe benefite të tjera duke e bërë një jetë “haremi” në Lindjen e Mesme.

    Sipas mediumit “The Sun”, Neymar i ka marrë si dhuratë tri vetura luksoze, ndërsa ekipit të tij i janë dhënë edhe katër Mercedes G Wagons dhe një Mercedes van, përcjell “Gazeta Express”.

    Me këtë rast, Neymar me ekipin e tij i morën tetë vetura dhuratë.

    Gjithashtu, përfaqësuesi brazilian dhe e dashura e tij do ta kenë një ngasës personal 24/7.

    Tri veturat luksoze të futbollistit jug-amerikan besohet të jenë, një Bentley Continental GP, një Aston Martin DBX dhe një Lamborghini Huracan, të vlefshme më shumë se gjysmë milioni euro secila.

    Nër të tjera, Al-Hilal ia ka siguruar Neymarit një shtëpi përrallore.

    Besohet se frigoriferi do të jetë gjithmonë i pajisur me lëng Acai dhe me pije Guana për t’i shijuar ato me të afërmit dhe të dashurit e tij.

    Po ashtu, do të ketë tri sauna në shtëpi dhe pesë punëtorë gjatë tërë kohës në dispozicion, përfshirë këtu kuzhiniere dhe pastruese.

    Prona do t’i ketë 25 dhoma dhe pishinën, e cila është së paku 10 metra e gjerë dhe 40 metra e gjatë.

    Neymarit do t’i jepet në shfrytëzim edhe një aeroplan privat. 

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark