×
  • Lajme
  • Lajme

    Thaçi: Ali Ahmeti është udhëheqës i një grupi kriminal që i kanë terrorizuar shqiptarët që 18 vite

    Insajderi
    23 June 2020 - 20:02
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetar i Partisë Demokratike Shqiptare (PDSH), Menduh Thaçi ka akuzuar rëndë Ali Ahmetin se i ka terrorizuar shqiptarët e Maqedonisë së Veriut që 18 vite duke i gënjyer, shkruan Gazeta Metro.

    Ali Ahmeti, i cili është kryetar i Bashkimit Demokratik për Integrim në Maqedoninë e Veriut nuk njihet për raporte të mira me Menduh Thaçin.

    Thaçi po e akuzon Ali Ahmetin se është udhëheqës i një grupi kriminal që i kanë terrorizuar shqiptarët e Maqedonisë së Veriut tash e 18 vite.

    “Unë kurrë s’do të bëj me Ali Ahmetin, Ali Ahmeti është udhëheqës i një grupi kriminal që i kanë terrorizu shqiptarët e Maqedonisë që 18 vite”, tha Thaçi, transmeton Gazeta Metro.

    Thaçi thotë se kanë dashur ta gjunjëzojnë dhe ta likuidojnë fizikisht, por kurrë nuk janë arritur qëllimin deri tani.

    “Kur kanë arritë që gjithë kë të gjunjëzojnë dhe ta frikësojnë, kanë dashur edhe mua të më likuidojnë fizikisht”, tha Thaçi, transmeton Gazeta Metro.

    “Një nga drejtuesit e Kosovës i ka thënë që po e shkelni këtë vij, do të merr fund gjithçka, Ali Ahmeti që 18 vite i terrorizon shqiptarët dhe unë nuk do të kem asgjë të përbashkët me të as në të ardhmen”, tha Thaçi në RTV Dukagjini.

    “Ali Ahmeti ka ardhur me gënjeshtrën kapitale e historike tek shqiptarët e Maqedonisë, ju çlirova prej serbëve tash jemi të lirë, tash i keni të gjitha, Ali Ahmeti 18 herë ju thoë në zgjedhje e bana gjuhën shqipe”, tha Thaçi.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark