×
  • Sport
  • Sport

    Thaqi ia lë fajin fushës për barazimin me Malishevën

    Insajderi
    18 March 2023 - 15:44
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Malisheva dhe Drita barazuan pa gola në duelin e xhiros së 26-të të Superligës së Kosovës në futboll.

    Ndërsa për paraqitjen në fushën e lojës, trajneri i Dritës, Arsim Thaqi, ka fajësuar fushën në stadiumin “Liman Gegaj” në Malishevë.

    “Fusha ishte më e rënduar se që ishte më parë. Normalisht edhe ndeshjet kur luan me skuadra që luftojnë për ekzistencë, si sot me Malishevën, është e vështirë. Neve na duhet të punojmë në të ardhmen me më shumë vullnet, punë e karakter, në mënyrë që të arrijmë fitoret”, ka thënë Thaqi pas ndeshjes. /Koha/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark