E ardhmja e Armando Brojës mund të mos jetë as klubi i Chelsea-t dhe as Southampton.
Edhe pse lojtari dëshiron të jetë pjesë e bluve, pasi u rrit në akademinë e londinezëve, me ardhjen e pronarit të ri ndoshta te Chelsea do të kërkohet të vazhdohet afrimi i yjeve.
Ndaj, ku do të jetë e ardhmja e Armando Brojës? Gazeta presitogjoze ‘The Sun’ ka publikuar një artikull ku West Ham do të bëjë një ofertë konkrete. Trajneri David Mojes kujtojmë se u përpoq që ta bënte të vetin që në merkaton e janarit Armando Brojën, por 20-vjeçari ishte në një moment të artë.
West Ham do të ishte një shkallë më e lartë sesa Southampton, nga pamundësia për të mos u rikthyer te Chelsea. Sigurisht që për sulmuesin shqiptar janë në garë edhe disa klube të tjera të mëdha, si Napoli në Itali, Arsenal në Angli dhe Borussia Dortmund në Gjermani.