×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Themeluesi i Amazonës i ashpër ndaj Biden: S’kupton ekonominë bazike

    Insajderi
    05 July 2022 - 14:36
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Themeluesi i Amazon Jeff Bezos kritikoi ashpër Presidentin e SHBA-së Joe Biden për kërkesën e tij që tregtarët e derivateve të ulin çmimet “menjëherë”.

    Presidenti Biden ka nisur të zemërojë njerëzit më të pasur amerikanë kohëve të fundit. Pasi që Elon Musk e kritikoi hapur për politikat e tij tani edhe tjetri miliarder Jeff Bezos iu bashkua.

    Bezos që është edhe pronar i gazetës së famshme amerikane The Washington Post, e kritikoi presidentin Biden në një postim në Twitter duke vënë në dyshim nëse ai e kupton ekonominë bazike. Kjo është hera e dytë në dy muajt e fundit që Bezos e bën këtë.

    “Inflacioni është një çështje shumë e rëndësishme për Shtëpinë Bardhë për të dalë me deklarata si ajo. Kjo është ose një mashtrim apo një keqkuptim i thellë i dinamikave themelore të tregut”.

    Administrata Biden po vazhdon të tentojë të paketojë çmimet e larta si faji i presidentit rus Vladimir Putin, kompanive të mëdha të naftës dhe tani tregtarëve. Kritikët e administratës Biden thonë se ishte vet ajo që ka ndihmuar në rritjen e çmimeve me zbritjen e prodhimit në SHBA në favor të politikave anti lëndëve djegëse.

    Herën e fundit ishin tregtarët në pompa që u fajësuan nga presidenti Biden për çmimet e larta që kanë shkuar në rekord në historinë amerikane, në mbi 5 dollarë për gallon.

    Në maj Bezos ndërhyri në publik dhe kritikoi Biden për të njëjtën çështje – inflacionin. Ajo kritikë erdhi pasi Biden pretendoi se kompanitë e pasura nuk e paguajnë hisen e tyre të drejtë të tatimeve.

    Bezos iu përgjigj duke thënë se presidenti Biden se kupton ekonominë bazike. Ai thumboi administratën Biden për bordin tanimë të dështuar të ‘dezinformimit’ që asokohe kjo provonte ta themelonte, duke i tallur që të hapin ata një bord tjetër të pakuptimtë.

    “Ndoshta ata do të duhej të shqyrtojnë këtë tweet, apo ndoshta do të duhej të krijojnë një bord Non Sequitur. Është në rregull diskutimi i rritjes së taksave ndaj korporatave. Diskutimi i zbutjes së inflacionit është shumë i rëndësishëm. Pështjellja e këtyre në një vend është vetëm mashtrim.”

    Administrata Biden me zyrtarë të ndryshëm ka dalë me porosi se inflacioni i lartë është çmimi që duhet paguar për të mbrojtur ‘rendin e ri liberal botëror’.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark