×
  • Biznes
  • Biznes / Biznes

    Themeluesi i kompanisë online ”Alibaba” vazhdon mandatin deri në vitin e ardhshëm

    Insajderi
    10 September 2018 - 10:52
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kreu ekzekutiv i gjigantit kinez të shitjeve “online”, “Alibaba”, Jack Ma ka paralajmëruar dorëheqjen nga posti pas një viti, në shtator të 2019-s.

    Pas raportimeve konfliktuale të së shtunës së kaluar mbi momentin se kur do të jepej dorëheqja, tashmë gjërat janë sqaruar përmes një letre të dërguar nga Jack Ma për klientët dhe aksionerët e “Alibaba”.

    Jack Ma, themeloi kompaninë “Alibabën” në vitin 1999 e cila arriti të bëhej një ndër kompanitë më të mëdha të shitjeve në internet në rrjetin global.

    Ma, një nga njerëzit më të pasur të Kinës, do t’ia dorëzojë “çelësat” shefit aktual ekzekutiv, Daniel Zhang.

    “Alibaba” është një nga kompanitë me vlerën më të madhe në botë, teksa vetëm gjatë vitit të kaluar aksionet e saj thuajse u dyfishuan.

    46-vjeçari Zhang është edhe nismëtari i promocionit “Singles’ Day” të kompanisë, një nga ngjarjet më të mëdha në botë 24-orëshe të shitjeve me pakicë.

    Zhang pritet të bëhet kështu kreu ekzekutiv i kompanisë më 10 shtator të vitit të ardhshëm, ka njoftuar vet kompania.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark