×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Theret me thikë i mituri në Prishtinë

    Insajderi
    05 January 2023 - 11:29
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të therjes me thikë të mërkurën në Prishtinë, ku një i mitur pas një mosmarrëveshje është therur nga dy të panjohur.

    Dy të panjohurit më pas janë larguar nga vendi i ngjarjes. Rasti ka ndodhur të mërkurën në ora 14:20.

    Është raportuar se viktima mashkull kosovar i mitur, pas një zënke është sulmuar fizikisht nga  dy të dyshuar deri më tani të pa njohur, dhe të njëjtit e kanë therur me thikë viktimën dhe janë larguar nga vendi i ngjarjes”, bën të ditur Policia.

    Viktima është dërguar për trajtim mjekësor e më pas është liruar.

    Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit dhe rasti vazhdon të hetohet. 

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark