Insajderi
Lajme

Thes me dinamit në Prishtinë, policia arrin ta kap njërin prej të dyshuarve

Insajderi
01 March 2024 - 09:54
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Thes me dinamit në Prishtinë, policia arrin ta kap njërin prej të dyshuarve
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Dy persona kanë hasur mbrëmë në Prishtinë teksa po e mbulonin me rërë në thes që dyshohet të jetë i mbushur me dinamit.

Policia me të pranuar informatën ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes ku njëri prej të dyshuarve është arrestuar.

Në vendin e ngjarjes është shfaqur edhe njësiti për de-minim ndërsa hetimet përkitazi me rastin ende po vazhdojnë.

Rasti është konfirmuar edhe përmes raportit 24 orësh të policisë dërguar mediave.

“Të enjten rreth orës 18:00, dy meshkuj kosovarë kanë raportuar në polici se kanë hasur dy persona të panjohur duke mbuluar me rërë një thes që dyshohet të jetë mbushur me dinamit. Njëri prej të dyshuarve është arrestuar dhe me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje, ndërsa lidhur me rastin është njoftuar njësiti për de-minim për të dal në vendin e ngjarjes”, thuhet në raportin e policisë.

Ende nuk dihet motivi që ka quar dy të dyshuarit të kryejnë këtë vepër por policia po merret me hetimin e rastit.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark