Federata Spanjolle e Futbollit skualifikoi Granadën nga Kupa e Mbretit të martën, pasi ata aktivizuan një lojtar që nuk është i federuar, në ndeshjen e fituar prej tyre 3-0 në raundin e parë ndaj Arosa-s.
Skuadra e Uzunit luajti me portierin e tyre 24-vjeçar të ekipit B, Adrian Lopez, duke thyer kështu në mënyrë të qartë rregulloren.
Federata konfirmoi vendimin në një deklaratë, duke bërë me dije se Arosa është ekipi që shkon në fazën tjetër të Kupës. Real Madridi ( fitoi kupën e Spanjës vitin e kaluar) u përjashtua nga Kupa e Mbretit në 2015 pasi aktivizoi anësorin Denis Cheryshev kundër Cadiz-it.