Tifozat Kuq e Zi sonte do të mblidhen në sheshin ‘Nënë Tereza” në Tiranë, për t’i bërë homazhe dëshmorit të ri të kombit, rreshterit Afrim Bunjaku, i cili u vra gjatë një sulmi në veri të Kosovës.
Në sulmin terrorist të ndodhur mëngjesin e së dielës, kanë mbetur një polic i vrarë Afrim Bunjaku, një i plagosur dhe dy të lënduar.
Tifozat Kuq e Zi, kanë paralajmëruar se sonte në orën 19:00, do të ndezin qirinj për ta nderuar dëshmorin Bunjaku.
POSTIMI: