Në ndeshjen mes Ballaknit dhe Zalgirisit e cila po zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” janë dëgjuar tifozët e Ballkanit teksa brohorasin “UÇK…”.
Kjo ka ardhur si kundërpërgjigje ndaj lojtarit të Zagirlisit, Ivan Tatomiroviq i cili sot ka shpërndarë një postim ku shkruhet se ai do të luajë në “të ashtuquajturën Kosovë”.
“Sport.srbija1” ka publikuar në Instagram pamjet e stërvitjes së Tatomiroviqit me Zalgiris, teksa kanë shkruar se ai do të luajë kundër Ballkanit në të “ashtuquajturën Kosovë”, ndërkaq postimin e tyre e ka shpërndarë futbollisti serb.
“Mbrojtësi ynë Ivan Tatomiroviq do të luajë me lituanezët e Zalgiris në ndeshjen kundër Ballkanit, në të ashtuquajturën Kosovë”, thuhet në postimin skandaloz të profilit në fjalë