Të premten mbrëma, ndeshja mes Troyes dhe Valenciennes u pezullua në minutën e 89-të, kjo për shkak të zjarrit që “shpërtheu” në fushë.
Ishin tifozët e klubit të Troyes që protestuan për shkak se klubi është në prag të një rënies nga liga.
Pas incidentit reagoi edhe policia, të cilët larguan tifozët nga stadiumi.
Derisa, klubi i Troyes përmes një reagimi në rrjetin social, X dënoi protestën e së premtës mbrëma.
“ESTAC Troyes dënon veprimet e një pakice mbështetësish pas ndeshjes së sotme në shtëpi kundër Valenciennes. Mjetet piroteknike u hodhën nga tribuna në fushë në disa raste, gjë që në fund pengoi përfundimin e ndeshjes. Këto veprime rezultuan që gjyqtari të mos kishte zgjidhje tjetër veçse të pezullonte ndeshjen para përfundimit të saj. Konteksti i zhgënjimit të tifozëve nuk e justifikon apo zbut këtë sjellje, dhe tani presim vendime nga autoritetet e futbollit”, shkroi klubi në deklaratë.
Nëse ndeshja regjistrohet me rezultatin zyrtar 3-0 në favor të Valenciennes, që është rezultati më i mundshëm, Troyes do të bie në kategorinë e tretë dy raunde para fundit të sezonit.