Një këngë e re për Cristiano Ronaldon është dëgjuar në tribunat e Old Traffordit në ndeshjen e Carabao Cup ndërmjet Manchester Unitedit dhe Burnleyt.
37-vjeçari është aktualisht lojtar i lirë, prej se Djajtë e Kuq ia ndërprenë kontratën, pasi rikthimi i tij nuk shkoi ashtu siç pritej.
Gjatë qëndrimit në dy periudha te Unitedi, superylli portugez realizoi 145 gola në 346 paraqitje, megjithatë kthimi i tij ishte vendim i gabuar për të dyja palët.
Prishja e raporteve me trajnerin Erik ten Hag dhe intervista shpërthyese me Piers Morgan, ku adresoi një sërë kritikash në adresë të klubit, bëri që CR7 t’i ndante rrugët me Djajtë e Kuq,
Dhe derisa pritet të vendosë për të ardhmen e tij – më një ofertë marramendëse prej 200 milionë eurosh në tavolinë nga klubi arab, Al Nassr – tifozët e Unitedit nuk e harrojnë ish-futbollistin e tyre, por disa sosh jo për të mirë.
Gjatë ndeshjes kundër Burnleyt janë dëgjuar tifozët duke kënduar: “Nuk më intereson për Ronnien. Ronniet nuk i intereson për mua. Gjithcka që më intereson është MUFC”.