Për kombëtaren e Shqipërisë sonte do të jetë një natë e rëndësishme. “Kuqezinjtë” e drejtuar nga trajneri Silvinio do të ndeshen në “Fortuna Arena” të Pragës, me Çekinë.
Aktualisht Çekia është e para në grupin E me shtatë pikë, një më shumë se Shqipëria. Tri ditë më vonë Shqipëria në Air Albania do ta presë Poloninë ku do të kërkojë fitore. E për këtë ndeshje nuk ka munguar përkrahja nga ana e tifozave “Kuq e Zi”.
Ata mbrëmë kanë pushtuar qytetin e Pragës ku kanë kënduar e përkrahur Kombëtaren deri në orët e vona të natës/Lajmi/