Ka eskaluar në dhunë dueli i boksit mes Denis Nurjes dhe kolumianit Placido Ramirez, i cili u zhvillua mbrëmë në Tiranë.
Gjatë kohës kur ndeshja ishte e ndërprerë për shkak të lëndimit në këmbë të Nurjes, boksieri kolumbian e goditi në befasi Nurjes. Ky veprim acaroi tifozët e boksierit shqiptar.
Tifozët shqiptarë hynë në ring dhe e goditën me grushte kolumbianin.
Kjo la shije të hidhur në një eveniment të tillë sportiv të organizuar në Tiranë.