Një grup i tifozëve ultras në këtë shtet kanë vendosur që në vend të maskave që mbulojnë fytyrën të cilat u ndaluan me ligj, të veshin mbulesën e njohur në fenë islame si ferexhe.
Ligji që ndalon maskimin e fytyrës në vende publike, por e lejon atë për arsye fetare, ka nervozuar tifozët suedez “Aik” të cilët kanë vendosur të bëhen “mysliman” për të fshehur identitetin.
Tifozët e klubit suedez kanë gjetur mënyrën se si të shkojnë në stadiumin për të shikuar futboll, duke mbuluar fytyrën me ferexhe, raporton gazeta “The Telegraph”.
“Tifozët e AIK kanë qëllime të mira. Ne tash po veshim maska për arsye fetare.” shkruanin posterët e tifozëve në lojë.
Ferexhja është përjashtuar nga një ligji i ri, i cili ndalon maska në fytyrë.
Ky ligj u miratua përfundimisht në Mars, nga qeveria suedeze në drejtimin e Andres Ygeman, sekretarit të brendshëm. /Insajderi.com