Novak Djokovic nuk arriti ta përballonte humbjen e finales së US Open nga duart e Daniil Medvedev, derisa nuk ishte një befasi t’i shikosh sjelljet e tij anti-sportive.
Tenistit që mendoi se po e fitonte takimin iu shuan shpresat menjëherë nga rusi, me këtë të fundit që ishte thjesht fantastik.
Medvedev ishte më i mirë në të gjitha departamentet gjatë takimit, me Djokovic që kishte sjellje që nuk i takojnë këtij sporti.
Nuk ishte për t’u habitur kur ai filloi të thyente reketin e tij, duke mos e përjtuar humbjen në baza sportive dhe të pranishmit nuk e pëlqyen këtë veprim.
Djokovic almost thinks about it but stops just in time 😬 #USOpen pic.twitter.com/KnrTgbJJLt
— Tennis GIFs 🎾🎥 (@tennis_gifs) September 12, 2021
Momenti i çmendurisë erdhi në një pikë thelbësore për Djokovic, ai u demolua në setin e parë, siç kishte qenë disa herë më parë në turne dhe Medvedev e shfrytëzoi mjaft mirë këtë.
Sidoqoftë, në 2-1 në setin e dytë, rusi tashmë dukej qartë se po fitonte dhe nuk mund ta ndalte asgjë në rrugën e tij drejt trofeut.
Emocionet u shndërruan në trishtim pas humbjes 6-4, 6-4, 6-4, me Djokovic që më pas filloi të qante nga pikëllimi.
Medvedev u kurorëzua kampion i US Open dhe paraqitja e tij ishte për çdo lëvdatë.